Trajneri I Newcastle, Rafael Benitez i ka bërë favor ish-skuadrës së tij, Liverpoolit duke e mposhtur sot Manchester Cityn në “St James’ Park”, rivalin direkt të Liverpoolit për titull.
Newcastle Unitedi arriti të përmbysë rezultatin për të arkëtuar pikët e plota si vendas kundër skuadrës së Pep Guardiolës me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
City e nisi për mrekulli ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë përmes Sergio Agueros.
Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, dhe në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë.
Rondon së pari barazoi shifrat në minutën e 66.
Kurse epërsinë Newcastle Unitedit ia dha Ritchie në minutën e 80 duke shënuar nga penaltia.
Manchester City tani në vendin e dytë mbetet në kuotën e 56 pikëve, katër më pak se lideri Liverpooli që nesër e pret në shtëpi Leicesterin. Kurse Newcastle Unitedi në vendin e 14 ka 24 pikë. /©Kabllogrami/