Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha përmes rrjetit social Instagram ka konfirmuar se më 15 shkurt do ta publikojë këngën e saj më të re.
Pra premierën e këngës ka vendosur ta bëjë një ditë pas Shën Valentinit. Ajo ka shkruar se kënga që do të publikohet titullohet “Last Hurrah”.
“Last Hurrah” vjen pas këngës “I’m a Mess”, e cila ishte renditur në vendin e 35 në toplistën e Billboard “Hot 100” më 2018. /©Kabllogrami/