Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanё qenё tё rezervuara kur ёshtё folur për Ballkanin Perëndimor e Kosovën, në debatin e djeshёm të Këshillit të Ministrave të BE-së. Derisa Holanda ka shprehur qёndrimin e saj kundёr liberalizimit tё vizave nё kёtё kohё pёr Kosovёn, transmeton Kabllogrami
Ata që kanë folur, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Prishtinës për të votuar të premten, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke përmendur mundësinë për tensione të reja.
Por, kur është folur për Kosovën, pashmangshëm është përmendur liberalizimi i vizave. Burimet nga Brukseli i kanë thënë televizionit KTV se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë folur në favor të vendimit pozitiv për vizat.
Spanja, në diskutim, ka kërkuar zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, nëse dhe kur të ndodhë liberalizimi.
Por, kundërshtari kryesor dhe më i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, duke kërkuar më shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit. /©Kabllogrami/