BE-ja s’jep datë për liberalizim vizash, por kërkon heqjen e taksës!

Liberalizimi i vizave për Kosovën është temë diskutimi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian i cili është mbledhur sot në Luksemburg ku po diskutohet pakoja e zgjerimit të BE-së.

Këshilli i ministrave tashmë ka përpiluar edhe konkluzat për Kosovën në të cilat përsëriten kritikat për Kosovën për korrupsion e krim të organizuar, politizim të shërbimeve publike. Këshilli i Ministrave përshëndet miratimin e disa ligjeve derisa kërkon heqje të taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BH.

Nga Kosova kërkohet që të vazhdojë bashkëpunimin me Gjykatën Speciale, duke përmbushur kështu obligimet ndërkombëtare, raporton KTV.

Por në këtë takim nuk do të ketë datë për liberalizim të vizave për Kosovën.

Në draftin e konkluzave, ministrat thonë se e kuptojnë rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pas raportit të Komisionit nga qershori i vitit 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura nga ana e Kosovës, Këshilli ka nisur konsiderimin e propozimit të Komisionit për të transferuar Kosovën në listën pa viza të Schengenit”.

Në këtë mënyrë Ministrat vetëm konfirmojnë se procesi është në duart e shteteve anëtare, por pa dhënë kohë se kur mund të hiqen vizat për kosovarët. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë