BE-JA REAGON PAS DORËHEQJEVE TË KRYETARËVE TË KOMUNAVE NË VERI

Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijancic, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke i kёrkuar autoriteteve kosovare edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë, por sёrish me tone tё vakёta ndaj obstruksioneve tё Beogradit qё po ia bёn Kosovёs, raporton Kabllogrami

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve. Kocijancic ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-së dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokative të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijancic, shkruan ‘kurir’, transmeton Insajderi.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE do të vazhdojë të lehtësojë. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë