BE-ja kërkon nga Facebook, Google dhe Twitter të luftojnë lajmet e rreme
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga kompanitë Facebook, Google dhe Twitter të bëjnë më shumë në luftën kundër lajmeve të rreme.
Apeli vjen në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.
Komisioni Evropian ka deklaruar të martën se gjigantët e internetit kanë arritur një përparim të caktuar, por duhet të forcojnë akoma luftën në kuadër të dezinformimit.
Komisioni Evropian, ka thënë se janë të shqetësuar për disa oferta të cilat i kanë bërë kompanitë e teknologjisë për përcjelljen e njoftimeve politike. Mirëpo, ato sipas Komisionit Evropian nuk janë në dispozicion në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian./rel/©Kabllogrami/