Basketboll: Kosova pёson edhe nga Maqedonia
Kosova ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Maqedonia në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021, nё ndeshjen qё u zhvillua sonte nё qytetin Gjevgjeli tё Maqedonisё, raporton Kabllogrami
Vendasit ishin mё tё mirё nё çerekun e parё qё pёrfundoi me rezultat 29:16, derisa tё dytin e fitoi Kosova me rezultat 10:19, derisa çereku i tretё pёrsёri shkoi nё favor tё maqedonёve me rezultat 22:12. Çerekun e katёrt dhe tё fundit e fitoi Kosova me rezultat 17:21, por nuk ishte i mjaftueshёm pёr tё bёrё diç mё shumё nё kёtё ndeshje, raporton Kabllogrami.
Kёshtu qё rezultati përfundimtar i takimit të sotëm i zhvilluar në Gjevgjeli ishte 78 – 68.
Te Kosova më i miri në parket ishte Dardan Berisha që shënoi 19 pikë. Kurse te Maqedonia Bojan Trajkovski shёnoi 23 pikë. /©Kabllogrami/