Banorёt ankohen se s’kanё ngrohje, ‘Termokosi’ ia hedh fajin ‘KEDS-it’
Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm nuk ka ngrohje qendrore nga Termokosi. Qё pas ndёrprejrjes sё paparalajmёruar tё energjisё elektrike mbrёmё rreth mesnate qё zgjati disa orё pa rrymё, ngrohtorja e qytetit tё Prishtinёs ka rёnё nga funksioni, raporton Kabllogrami.
Shumё qytetarё po ankohen pёr mungesёn e ngrohjes nё kёto ditё tё ftohta, ndonёse janё pagues tё rregullt tё shёrbimeve tё ngrohjes nga ‘Termokosi’.
Ndonёse mediat kanё provuar ta kontaktojnё ‘Termokosin’ nuk janë dhënë sqarime për këtë problem prandaj nuk dihet nëse ka prishje apo ku qëndron problemi. Derisa para pak çastes ‘Termokosi, pas një vonese të gjatë, njofton publikun për arsyet pse e kanë ndalur furnizimin me ngrohje.
Thonë, se fajin e ka KEDS-i pasi paraprakisht nuk ka paralajmëruar se do të ketë shkyçje të energjisë elektrike.
Lexoni njoftimin e Termokosit lidhur me kёtё çёshtje:
“Termokos” Sh. A, njofton opinionin e gjerë dhe konsumatorët tanë, se për shkak të ndërprerjeve të gjata dhe të paparalajmëruara të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, është pamundësuar furnizimi me ngrohje.
Natën e mbrëmshme menjëherë pas mesnate për gjashtë orë me radhë është ndërprerë energjia elektrike. Ndërkaq, si pasojë e ndërprerjeve dhe vazhdimit të mungesës së energjisë elektrike edhe gjatë ditës së sotme për afro 10 orë, është dëmtuar sistemi i furnizimit me ngrohje, janë shkaktuar probleme të shumta dhe disa rrjedhje në rrjetin e ngrohjes.
Ekipet tona janë mobilizuar menjëherë dhe janë duke bërë të pamundurën për evituar problemet e paraqitura dhe për të stabilizuar furnizimin me ngrohje.
Kjo situatë dramatike është e papranueshme për “Termokos”-in dhe shkatërruese për sistemin e ngrohjes qendrore për funksionalizimin e të cilit janë shpenzuar miliona euro, shumë mund dhe përkushtim.
Rikujtojmë, se ndërprerja të tilla të paralajmëruara të energjisë elektrike kemi pasur disa herë gjatë këtij sezoni ngrohës. Në situata të tilla shkaktohen probleme të shumta dhe dëmtime të sistemit të ngrohjes qendrore, të cilat rrezikojnë seriozisht stabilizimin dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje.
Me keqardhje të thellë, që pa dashjen tonë na është pamundësuar kryerja e misionit tonë kërkojmë mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve, thuhet nё fund tё letrёs sё ‘Termokosit’. /©Kabllogrami/