Banka Qendrore e Serbisë po përgatit skenarë për më të keqen, shkaku i taksave tё Kosovёs

Banka Qendrore e Serbisë është duke analizuar skenarë të ndryshëm për të gjetur mundësi operimi në veri të Kosovës, në rast të ndonjë mase të re që do të vendos Republika e Kosovës për të bllokuar veprimin e kësaj banke brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Aktualisht Banka Qendrore e Serbisë po analizon skenar të ndryshëm, duke përfshirë edhe ata më të këqijtë, për të gjetur një zgjidhje alternative, në rast të ndërmarrjes së ndonjë mase tjetёr nga Qeveria e Kosovës”, ka thёnё njё burim nga kjo Bankё nё kushte anonimiteti pёr agjencinё serbe tё lajmeve‘Tanjug’, pёrcjell g.express.

Nga Banka Qendrore e Serbisë thonë se masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës janë në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare. Ata thonë se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve të tyre, si dhe subjekteve ekonomike për vazhdimësinë e biznesit.

Qeveria e Republikës së Kosovë ka më shumë se një muaj që ka vendosur taksë prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e B&H. Ditë më parë listës i janë shtuar edhe brendet ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi dhe kjo po i kushton Serbisё me miliona euro, derisa Seribia po vazhdon me politika fashiste, njejtё si nё kohёn e Millosheviqit ndaj Kosovёs dhe fqinjёve tjerё tё saj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë