Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në kërkesën e saj për heqjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, të vendosur nga qeveria e Kosovës javën e kaluar, njofton Kabllogrami
“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për heqjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tërë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësisht, kjo qasje e njëanshme solli te dështimi i plotë i dialogut”, ka shkruar Arifi në faqen e tij nё rrjetin social Facebook. /©kabllogrami/