Audi serioz nё synimin pёr prodhimin e “shpëtimtarit” tё trafikut të dendur /foto galeri/
Audi prezentoi para disa ditёve nё panairin ‘Drone Week’ të Amsterdamit, prototipin e modelit ‘Audi-Airbus Pop-Up’ në bashkëpunim me kompaninё ‘Italian-Design’ ku për herë të parë kanё paraqitur një prototip fluturues dhe me drejtim autonom, transmeton Kabllogrami.
Në provën publike të fluturimit, maxi-drone ka vendosur me precizion një kapsulë pasegjerësh mbi tokë dhe më pas është drejtuar në një destinacion të përcaktuar. Testi ka qenë befasues, sepse ideja për t’i shpëtuar trafikut është ëndrra e kujtdo! Gjithsesi, sa realitet ka në gjithë këtë projekt? Shumë, dhe jo vetëm për kalibrin e markave në lojë, transmeton tch.
Vazhdon në fakt evolucioni i konceptit të shfaqur për herë të parë në 2017-n në Sallonin e Gjenevës. Pas 10 vitesh, parashikohet që ky lloj prototipi mund të aplikohet masivisht në terrenin e transportit urban multi-modal.
“Taksitë fluturuese janë duke ardhur”, tha Bernd Martens, President i ‘Italdesign’ dhe Audit. Nga pikëpamja teknike, “Pop-Up” përbëhet nga një shasi autonome me rrota, bateri elektrike dhe përmban një kabinë pasagjerësh me dy vende të shkëputshme. Kur është koha për të fluturuar, një modul i fluturimit i projektuar nga Airbus, i afrohet tokës, rrok kabinën dhe e merr me vete.
Sipas Audit, shasia Pop-Up mund të udhëtojë 31 milje në tokë dhe moduli i fluturimit mund të udhëtojë 81 milje në ajër. /©Kabllogrami/