Askush mё s’po e përmend bashkangjitjen e tri komunave tё Luginёs me Kosovën
Tё paktёn nё negociata duhet tё imponohet si koncept i pathyeshёm – reciprociteti i ndёrsjellё. Pra, tё gjitha tё drejtat qё mund t’i kenё serbёt nё Kosovё, po ato tё drejta t’i gёzojnё edhe shqiptarёt nё Serbi dhe jo vetёm nё Luginё, por nё gjithё territorin aktual tё Serbisё kudo qё jetojnё Shqiptarёt. Pёr shembull, kjo mund tё nisej me themelimin e njё Universiteti shqiptar nё Medvegjё apo Vranje, njejtё siç e kanё bёrё serbёt nё Mitrovicё, apo siç e ka hapur qeveria serbe nё Pazarin e Ri pёr komunitetin boshnjak, pas presioneve tё shumta lokale e ndёrkombёtare, shkruan sot Kabllogrami
Këmbimi i territorit dhe bashkëngjitja e Luginës së Preshevës është një gjë e përmendur në qëndrimet e disa liderëve kosovarë, para së gjithash Hashim Thaçit. Por askund, as në biseda me bashkësinë ndërkombëtare, zyrtarisht nuk është përmendur çështja e këmbimit të territoreve, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues tё qeverisё serbe për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
Ai thotё se askund zyrtarisht nuk është përmendur çështja e bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovën dhe askund nuk është vënë në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë në këto tri komuna. Shpresoj se as në periudhën e ardhshme kjo mos tё ndodhё”, citon ‘danas’ të ketë thënë Stankoviq, pёrcjell kp.
Ai ka shtuar se dëshmi për këtë janë bisedat që Serbia i ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare, e cila ka pasur qëndrimin se këtu nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe se në bisedimet e Qeverisës së Shqipërisë e të Kosovës me asnjë fjalë nuk janë përmendur këto tri komuna.
Ai thotë se “Thaçi ka konfirmuar se kjo do të jetë temë bisede në Bruksel, porse deri më tash askush nuk e ka përmendur se këto tri komuna do të vendosen në tavolinë e lëre më të trajtohen edhe në dialog”.
“Mendoj se a ardhmja e njerëzve nga kjo pjesë mbetet në Serbi, ata duhet të punojnë e bashkëpunojnë dhe kjo atyre do t’iu sjellë të mirën që secili dëshiron”, ka përfunduar Stankoviq. /©Kabllogrami/