Arsenali ka arritur tё shёnojё njё fitore tё vёshtirё por tё çmuar ndaj Tottenhamit në kuadёr tё javës sё 14-të të Premierligës angleze, me rezultat 4:2, raporton Kabllogrami
Arsenali kaloi herёt nё epёrsi. Kur po zhvillohej minuta e dhjetё sulmuesi Aubameyang shёnoi nga penaltia. Mirёpo Tottenhami me dy gola tё shpejtё nё minutёn e 30 dhe 34 nga Dier dhe Kane nga penaltia arriti tё del nё epёrsi me 2:1, rezultat me tё cilin pёrfundoi pjesa e parё.
Me tё nisur pjesa e dytё, Arsenali filloi vrullshёm dhe nё minutёn 56 Aubameyang shёnoi sёrish pёr tё barazuar rezultatin. Nё minutёn e 74 shёnon Lacazette dhe nё tё 77 Torreira, qё tё dy pёr Arsenalin, pёr rezultatin pёrfundimtar tё takimit 4:2, raporton Kabllogrami.
Tashmё Arsenali dhe Tottenham kanё nga 30 pikё nё tabelё, nё vendin 4 dhe 5.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte, Pierre Emerick-Aubameyang, që mori notën 9.3. Performancë të mirë kishin edhe shqiptarёt Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi te Arsenali duke marr notat, 7.3, respektivisht, 7.2. /©Kabllogrami/