Arrestohet avokati Gazmend Halilaj, që denoncoi rastin e vajzës nga Drenasi

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj për rastin e të miturës në Drenas, bën të ditur Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate për media, përcjell Kabllogrami.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime tjera hetimore lidhur me rastin e Drenasit në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit.

Lajm i lidhur: A po hapen hetime edhe për avokatin denoncues, në rastin e vajzës nga Drenasi

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore sot (27.02.2019) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së arrestuan të dyshuarin e katërt në këtë rast, transmeton Koha.net.

“I dyshuari me inicialet G.H u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit G.H i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë