Arbër Zeneli është shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës si futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018, njofton Kabllogrami
Fantazisti i Përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli, ka arritur ta fitoj çmimin si lojtari më i mirë në Kosovë për këtë vit. Mbase, mesfushori kosovar pёrveç lojёrave solide me pёrfaqёsuesёn, arriti tё mbizotёrojё lojtarёt tjerё nё garёn pёr kёtё çmim, falё paraqitjes fantastike nё xhiron e fundit ndaj Azebajxhanit, duke realizuar het-trik, shkruan Kabllogrami.
Zeneli me shokё arriti ta kualifikoj Kosovën në play-offin e Ligës së Kombeve, e që gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve.
Futbollisti i skuadrës Drita, Xhevdet Shabani është shpallur lojtari më i mirë i Super Ligës, ndёrsa Bekim Isufi është zgjedhur trajneri ma i mirë i vitit 2018, pёr faktin qё arriti me Dritёn e Gjilanit tё shpallet kampion i Kosovёs. /©Kabllogrami.com/