Anulohen mbi pesë mijë fluturime në SHBA shkaku i motit të keq

Rreth 5 mijë fluturime janë anuluar të dielën në Shtetet e Bashkuara për shkak të valës së dëborës dhe acarit, që pasi ra në zonën perëndimore është spostuar në veri-lindje.

Një nga aeroportet më të prekura nga efektet e motit është ai i Bostonit, me mbi 650 fluturime të anuluara, transmeton koha.net.

Ndërkohë, alarmi për rrezikun që vjen nga i ftohti është dhënë në 15 shtete, nga Misuri në jug-lindje deri në Mejn në veri-lindje.

Kushtet e këqija të motit kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin rrugor dhe atë hekurudhor, që në disa raste ka pezulluar shërbimet. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë