Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë.
Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se Kosova është e pavarur dhe meriton të njihet nga të gjithë sa më parë. Ajo tha se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës. Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ajo do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës.
“Jemi të bekuar si vend si popull që Clinton dhe ju jeni rikthyer në shtëpinë tuaj familjen tuaj për të uruar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit për vendit. Ju keni ditur të bashkoni botën demokratike. Si president i Kosovës dhe mik i juaji, më lejoni të ndaj çmimin e Urdhrit të Lirisë, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
I pari i Qeverisë u shpreh falënderues ndaj ish-sekretares për angazhimin e saj dhe SHBA-së për çlirimin e Kosovës.
Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright sërish shprehu admirimin që ka për popullin e Kosovës dhe tha se është privilegj për të që merr pjesë në përvjetorin e 20 të çlirimit të Kosovës.
Në shenjë mirënjohje, kryeministri i dhuroi një pullë postare ish- sekretares Madeleine Albright.
Më pas, me Albright është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeleine Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Veseli e ka falënderuar Zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.
“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli.
Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur. /©Kabllogrami/