Mediat serbe po shkruajnё sё fundmi pёr njё zgjidhje pёrfundimtare sa i pёrket raporteve Serbi – Kosovё. Kёshtu sipas gazetёs serbe ‘Kurir’, angazhimi i madh nga SHBA-të së bashku me inkuadrimin e Rusisë dhe Kinës mund të sjellin një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, pёrcjell Kabllogrami
Sipas mediumit serb, përfshirja e Rusisë dhe Kinës përforcojnë shanset e Beogradit të luftojë për interesat e tij në Kosovë, sepse nuk do të jetë më “i vetëm kundër të gjithëve” në tavolinën e bisedimeve, transmeton lajmi.net.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin rol kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo dëshmohet edhe nga letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.
Angazhimi i shtuar nga Washingtoni së bashku me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës shtojnë mundësitë për një zgjidhje përfundimtare të Kosovës, shkruan më tej “Kurir”.
Gazeta serbe për më tepër shkruan se Këshilli i Sigurimit në OKB mund të sjellë një Rezolutë të re qё do zёvendёsonte rezolutёn 1244 për Kosovën. /©Kabllogrami/