Presidenti Hashim Thaçi ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve e parakohshme për kryetarë të katër komunave të veriut të vendit, pas dorëheqjes së bërë muaj më parë me direktivë të Beogradit, nga kryetarët e 4 komunave veriore që udhëhiqen nga ‘Lista Serbe’, shkruan Kabllogrami.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Sipas njoftimit për media, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot Presidenti, ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Në njoftim thuhet se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.
Kryetarët e këtyre katër komunave, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potoku dhe Zveçan nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të shkuar.
Me imponim të Beogradit zyrtar, shkas për dorëheqje, sipas tyre, kishte qenë vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. /©Kabllogrami/
Në vijim mund ta lexoni vendimin e Thaçit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve: