Një amfib – butak i sapo zbuluar që e zhyt kokën në rërë, sё fundi ka marrë emrin e Presidentit amerikan Donald Trump, mbase edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga Donald Trump në lidhje me ndryshimet e klimës.
“The Dermophis”, Donald Trumpi, që është zbuluar në Panama, ka marrë këtë emër nga shefi i një kompanie që kishte paraqitur një ofertë prej 25 mijë dollarësh në një ankand për të fituar privilegjin. Kompania tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.
“Dermophis Donald Trump është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe ekziston rreziku i zhdukjes si rezultat direkt i politikave të klimës së emër dhuruesit të tij”, shkruan Tch.
Krijesa e vogël, e verbër, është një lloj Caeciliani që kryesisht jeton nën tokë, por ekspertët tërheqin vëmendjen tek një krahasim i dukshëm mes sjelljes së saj dhe Trumpit.
Shkencëtarët më të njohur të botës janë dakord që ndryshimet e klimës janë të shkaktuara nga njeriu.
Por, Trumpi, administrata e të cilit ka ndjekur një agjendë pro karburanteve fosile, ka akuzuar këta shkencëtarë se kanë një agjendë politike dhe ka vënë në dyshim faktin se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave të tokës. /©Kabllogrami/