Zaevi njofton nisjen e ndёrtimit tё autostradës drejt Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se tenderi i parë për 1.9 kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë, shteg që lidh Shkupin me Prishtinën, do të hapet në mesin e muajit janar.

“Publikimin e tenderit e presim gjatë mesit të janarit, për fazën e parë për 1.9 kilometra. Kemi vendosur të shkojmë në ndërtim dy fazash, që të kursejmë kohë, kurse të kemi edhe aktivitet ekonomik menjëherë. Pjesa tjetër do të jetë prej 10.4 km, ku deri në maj duhet ta kompletojmë dokumentacionin”, tha Zaev, raporton lajmpress.

Ai shtoi se shuma e projektit do të arrijë vlerën prej 120 milionë eurove, por përllogaritja përfundimtare do të jetë sipas tenderëve përfundimtarë.

Rëndësia e ndërtimit të kësaj autostrade, siç theksoi edhe vetë kryeministri Zaev, lidhet me rritjen e ekonomisë tregtare Maqedoni-Kosovë, e cila në vitin 2011 ka qenë “gati 420 milionë euro, kurse në vitin 2016 rreth 212 milionë euro”./©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment