Teksa përfaqësues të Xiaomit thanë se kompania synon të shesë deri një milionë njësi të telefonit Redmi Note 7 deri në fund të janarit, sot kompania tregoi sinjalin e parë të “pushtimit” të tregut.
Për vetëm 8 minuta e 36 sekonda, kompania sot shiti 100 mijë njësi, përcjell koha.net.
Redmi Note 7 vjen me kamerë 48 mega-pikselë, procesor Snapdragon 660 dhe çmim prej 150 deri 210 dollarë, varësisht nga RAM memoria dhe hapësira e brendshme. Gjysma e pajisjeve u shitën përmes “Mi Store”, ndërsa gjysma tjetër përmes shitësve tjerë.
Shitja e ardhshme e madhe pritet të bëhet të premten, më 18 janar. /©Kabllogrami/