Xhaka e Mustafi e dërgojnë Arsenalin në 1/8 e finales së Europa League

Arsenali e ka mposhtur 3-0 ekipin Bjellorus, Bate Borisov në ndeshjen e kthimit, në stadiumin “Emirates” të Londrës, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League. Xhaka me dy asistime dhe Mustafi me një gol, ishin protagonistë në kualifikimin e Arsenalit, njofton Kabllogrami.

Pas humbjes 1-0 nga Bate Borisov në ndeshjen e parë që u zhvillua në Bjellorusi, skuadra e Unai Emery ka bërë një ndeshje të kompletuar në takimin kthyes në “Emirates”, duke triumfuar 3-0, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Ndeshja u hap mirë për Arsenalin kur Zakhar Volkov shënoi autogol në minutën e 4 të takimit, për të zhbllokuar rezultatin.

Për 2-0 u përkujdes mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, në minutën e 39’, pasi një harkimi të bukur të Granit Xhakës nga këndi, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Arsenali nuk lejoi befasi dhe arriti të shënojë edhe golin e tretë, golin e qetësisë, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Pas një asisitimi tjetër të Xhakës, Ishte mbrojtësi, Sokratis Papastathopoulos, ai që shënoi në minutën e 60-të për 3-0, vetëm pak minuta pasi hyri në lojë, në vend të Laurent Koscielny, duke ndihmuar kështu “Topçinjtë” për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League.

Xhaka u vlerësua më së larti te Arsenali me notën 8.9, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment