Wilson për VoA: Një vend që synon BE-në nuk blen armatim nga Rusia

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ka thënë se një shtet që merr rrugën drejt Bashkimit Evropian, nuk duhet të pranojë armatim nga Moska, duke iu referuar armatimit rus të pranuar ditë qëparë nga Serbia.

Në pyetjen e “Zërit të Amerikës” (edicioni në gjuhën serbe) se nëse me këtë veprim Serbia po i dërgon mesazhe Perëndimit dhe si e sheh blerjen e armëve, Wilson ka thënë se kjo është e dëmshme dhe e papërgjegjshme, dhe se, sipas tij, kjo ishte një përpjekje për të dobësuar normalizimin.

“Rruga e Serbisë drejt BE-së është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, e jo përmes armatimit rus. Përderisa Kosova është çështje e hapur, do të shohim tentime ruse, do të shohim lojëra serbe, të gjitha këto marrëdhënie të diskutueshme”, ka thënë Damon Wilson.

Sipas tij, vendimet e tashme mund të dëmtojnë vet qëllimet e Serbisë.

“Një vend që shkon në BE, nuk guxon të pranojë armatim nga Moska, kjo s’është kompatibile”, deklaroi ai, duke shtuar se “e kupton që Rusia është në krah të Serbisë për sa i përket çështjes së Kosovës në OKB”. VoA/©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment