VV: Serbia ka filluar ndërtimin kishës në vendin ku janë varrosur 700 shqiptarë

Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të rradhës thotë se Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe në Batajnicë ku gjindet varreza masive me shqiptarë të Kosovës të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër këtë veprim të Serbisë  duke e cilësuar si vazhdimësi të mohimit të gjenocidit dhe nënçmimit të viktimave të shqiptarëve të kryera nga shteti Serb as kohe.

“Nuk mund të ketë̈ asnjë̈ marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë̈, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment