Vulin si Vulini: Bёn cirkus me kërkesa për BE-në lidhur me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian në raport me Kosovën ka vetëm “karrota politike” dhe vetëm shpërblime për Kosovёn, sipas tij pёr, “sjellje të keqija”, pёrcjell Kabllogrami

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thёnё sot se fton BE-në të veprojë pas vendimeve të fundit nga Kosova në lidhje me taksën dhe ushtrinë.

Në një prononcim për “RTS”, Vulin ka thënë se BE-ja duhet të marrë masa konkrete ndaj Kosovës në raport me vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave serbe, transmeton Lajmi.net.

Sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, Vulin ka thënë se është detyrë e KFOR-it ta parandalojë organizimin e çdo formacioni të armatosur në atë territor.

Vulin ka shtuar se ushtria e Serbisë është në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in edhe pse shumë herë, sipas tij, ka mbetur i zhgënjyer, me atë mision. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment