Sipas propagandës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Serbët nga Kosova kinse paskan kërkuar nga shteti i Serbisë që të marrin leje për të dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, ndërsa vendimi për këtë do të merret në muajin e ardhshëm, ka thënë presidenti serb.
Pas takimit me 139 përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Vuçiqi ka thënë se i ka lutur ata që të mos e marrin vendimin tani, por që këtë ta bëjnë më së largu për 45 ditë, pas bisedimeve ose direkte ose përmes telefonit me të gjithë liderët botërorë, raporton “FoNet”.
“Serbët nga veriu dhe jugu i krahinës sonë kanë kërkuar që të bisedoj me Qeverinë e Serbisë. Kanë kërkuar tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nga Parlamenti, nga Policia në veri, nga gjykatat dhe nga i tërë sistemi i drejtësisë. Unë i kam lutur dhe u kam thënë se sot nuk u jap përgjigje deri në takimin e radhës me përfaqësuesit e Kinës”, ka thënë Vuçiqi, raporton B92.
Tutje, duke iu drejtuar mediave pas këtij takimi, Vuçiqi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, “gënjen se 40 serbë janë në të ashtuquajturën ushtri të Kosovës”.
“Gënjen Haradinaj se janë 40. Le t’i publikojë. Edhe njëherë u bëj thirrje serbëve të mos shkojnë në ushtri. Shërbimi i vetëm që mund të kryejë ajo /ushtri/ është vrasja e serbëve. U bëj thirrje që të dalin nga ajo ushtri”, tha presidenti serb, duke konfirmuar edhe njëherë se nuk mund të largohet nga mendësia fashizoide dhe përpiqet me çdo kusht të pengojë integrimin e sërbëve kosovarë, në përpjekjet e tij për të destabilizuar Kosovën.
Vuçiqi në stilin e tij të Gebelsit, fajin e gjuan te autoritetet kosovare, duke thënë se Kosova po vazhdon me provokime serioze e të rrezikshme, të cilat, sipas tij, “përkeqësojnë në mënyrë dramatike mbetjen e popullit serb në Kosovë e Metohi”.
Ai tha se mbrëmë, “Policia e Kosovës ka hyrë në territorin e Zubin Potokur dhe ka konfiskuar një kamion të një tregtari serb sepse, “përmes vijës së gjelbër” ka importuar mallra “nga Serbia qendrore në Kosovë e Metohi, gjë e cila ka nxitur turmë të madhe të banorëve serbë”.
Presidenti serb foli edhe për Statutin e Trepçës, për ç’gjë tha se në dy ditët e ardhshme pritet miratimi i statutit të ri, që, sipas tij, “çon kah bllokada e llogarisë së saj, sepse Trepça nuk është e regjistruar sipas ligjeve serbe, por si UNMIK Trepça, nën ombrellën e OKB-së”.
Shqiptarët e Kosovës dëshirojnë të bllokojnë llogaritë, të shkatërrojnë Trepçën nga Mitrovica e veriut deri në Leposaviç, dhe kjo, siç thotë ati, “do të nënkuptonte se 2.400 njerëz do të mbeteshin pa punë dhe pa ajër për thithje në kuptimin ekonomik”.
“Bashkimi i Mitrovicës veriore me atë jugore është kërcënim direkt ndaj popullit në KeM dhe të gjithë se nëse deri tek një gjë e tillë vjen, mund të vijë vetëm me dhunë dhe ky është fundi i qëndrimit të popullit tonë”, deklaroi një nga përgjegjësit kryesorë për gjenocidin serb të viteve ’90 ndaj popujve në fqinjësi të Serbisë, presidenti aktual serb, krimineli Aleksandar Vuçiq. /©Kabllogrami/