Vuçiq ka thёnё se Kosova s’është krejt shqiptare e as krejt serbe duke potencuar se pa marrëveshje s’ka paqe, duke kёrcёnuar se nё tё kundёrtёn “s’do tё ketё paqe”. Si duket Vuçiq po harron se Kosova ёshtё konceptuar si shtet multietnik nga bashkёsia ndёrkombёtare, dhe si rrjedhojё nuk ёshtё vetёm e shqiptarёve dhe e serbёve por edhe e tё gjitha komuniteteve tjera etnike qё jetojnё nё tё. Pёr mё tepёr, ёshtё shteti me standardet mё tё larta nё botё pёr respetkimin e tё drejtave tё grupeve etike jo shumicё qё jetojnё nё tё, shkruan Kabllogrami.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.
Sipas tij, vetëm kjo gjë sjell paqe dhe se në të kundërtën “nuk do të ketë paqe”.
“Në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për portalin serb “Espreso”.
“Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare dhe është e vërtetë që nuk është gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.
“Nëse s’e kuptojnë këtë njerëzit, dhe shoh se nuk e kuptojnë, as me këtë s’kam problem. Por, që unë të bëj një politikë në të ardhmen e cila Serbinë do ta çojë drejt tragjedisë më të rëndë, nuk do ta bëj. Serbisë do t’ia ngre krenarinë kombëtare dhe dinjitetin kombëtar, që të fitojmë më shumë se ç’kemi pasur më parë”, tha ai.
Presidenti serb tha po ashtu se nuk do ta fus Serbinë në luftëra e përleshje nga të cilat nuk do të mund të dalë fitimtare. /©Kabllogrami/