Vuçiq kushtëzon vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Çepurin, me të cilin kanë diskutuar për dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Kabllogrami.

Presidenti serb ka thënë se kushti kryesor i Serbisë për të vazhduar dialogun është heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, ka thënë Vuçiq, bëjnë të ditur mediat serbe.

Ndër të tjera në këtë takim Vuçiq e Çepurin kanë diskutuar për vizitën që Putin pati në Serbi dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Të dy politikanët, gjithashtu, kanë diskutuar edhe për situatën në rajon, raportet Prishtinë-Beograd e çështje të tjera. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment