Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në adresimin e tij para kombit, nga presidenca, ka thënë se shteti nuk do ta lejojë dhunën, dhe se ai nuk i frikohet askujt.
“Nëse të tjerët mendojnë se me dhunë mund të arrijnë rezultate politike, mashtrohen”, ka thënë Vuçiq, njofton transmetuesi publik serb ‘rts’.
Ai ka shtuar se ata (protestuesit) janë ndeshur në një arrë të fortë, transmeton Koha.net.
“Janë ndeshur në dikë që askujt s’i frikohet. Nuk frikohem t’ua them në fytyrë se ata janë hajnat më të këqij”, ka thënë ai.
Në vazhdim, ai ka theksuar me muaj është heshtur ndaj gënjeshtrave të opozitarëve të cilët i ka emëruar :Boshko Obradoviq, Vuk Jeremiq dhe Dragan Gjillas.
Këta të tre, bashkë me qindra opozitarë të tjerë, protestuan para objektit ku Vuçiq po mbante fjalimin drejtuar kombit serb. /©Kabllogrami/