Vuçiq para mbledhjes në OKB: Ushtria e Kosovёs s’mund ta rrezikojё ushtrinё tonё, por do të luftoj nё OKB kundёr saj

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në New York në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Organizatёs sё Kombeve të Bashkuara për Kosovën, do të luftojë për Serbinë me gjithë zemër, transmeton Kabllogrami.

Ai theksoi se e diela ishte një ditë e vështirë jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale, por edhe për shkak se po përgatitej për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-sё.

“Unë kam qenë duke u përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fluturoj me ”Air Serbia” në mëngjes dhe do të shkojë drejt në seancë. Unë do të luftoj”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, transmeton Klan Kosova.

“Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose ka gjasë të rrezikojë mbijetesën e kombit tonë. E gjithë kjo është në kundërshtim me atë që flet Thaçi”, tha ai.

Derisa Thaçi kishte deklaruar para nisjes nё New York, nga aeroporti ‘Adem Jashari’, se ushtrisё sё Kosovёs i gёzohen tё gjitha komunitetet qё jetojnё nё Kosovё, pёr faktin se do tё ndjehen mё tё sigurtё dhe se ushtria e Kosovёs do tё jetё multietnike. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment