Vuçiq: Ndihem keq që çështja e Kosovës do t’i mbetet për t’u zgjedhur gjeneratave të ardhshme

Në programin e mëngjesit në një nga televizionet në Serbi, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka thënë se sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndihet keq që kjo nuk do të zgjidhet sa të jetë ai president dhe se kjo do t’i mbetet për t’u kryer nga gjeneratat e ardhshme, transmeton Kabllogrami.

Vuçiq mes tjerash ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe britanikë ia përkujtojnë vazhdimisht se Kosova është shtet.

“Sa herë që ulem në takime për të folur për Kosovën, amerikanët e britanikët na përmendin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku Kosova pranohet si shtet sovran e i pavarur. Po ashtu, kur flasim me diplomatët e Britanisë për Kosovën, ata kanë kritika, kurse në heshtje po e përkrahin”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë se ndihet keq që kjo nuk do të zgjidhet sa të jetë ai president dhe se kjo do t’i mbetet për t’u kryer nga gjeneratat e ardhshme.

Megjithatë, ai thotë se e ka kurajën dhe ka marrë besimin e qeverisë serbe të negociojë me Kosovën (me Prishtinës, sipas diskursit të tij) sapo të hiqet taksa. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment