Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës afër shkollës së mesme teknike në Prishtinë, në rrugën “Haxhi Zeka”. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë.Sipas tij, viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë.
Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 11:30, ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi.
Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /©Kabllogrami/