Vizita e Metës në Mal të Zi, jehonë në mediat malazeze dhe në rajon

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Malin e Zi është ndjekur më vëmendje të veçantë nga mediat vendase dhe të rajonit dhe ka pasur jehonë të madhe. Gazetat, portalet online dhe televizionet kryesore si RTCG, CDM, Vijesti, Agjencia e lajmeve MINA, Analitika etj kanë raportuar gjerësisht vizitën shtetërore të Presidentit Meta dhe takimet e tij me personalitetet më të larta të vendit fqinj, transmeton Kabllogrami.

Qëndrimet dhe deklaratat e tij për çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe vlerësimet e Metës për pozitën e shqiptarëve në Malit të Zi, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Gjukanoviç kanë zënë faqet e para të gazetave.

Radio Televizioni Shtetëror i Malit të Zi i ka kushtuar një kronikë speciale vizitës së Presidentit Meta duke vënë theksin të impulset e reja që kjo vizitë i dha forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

“Pakica malazeze në Shqipëri por edhe ajo shqiptare në Mal të Zi, janë urat më të besueshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, – ishte një nga mesazhet kryesore të Presidentit Meta që i ka kushtuar rëndësi RTCG.

“Vizita e Presidentit Meta rivërteton marrëdhëniet shembullore Mali i Zi-Shqipëri”,  ka qenë sot titulli kryesor i prestigjiozes “Vijesti”, përcjell TV oranews.

“Presidenti shqiptar shprehu respektin për mbështetjen e Malit të Zi-së ndaj Kosovës, duke mundësuar kësisoj zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit”, – shkruan ndër të tjera një nga portalet më të mëdha malazeze CDM.

Edhe në mediat serbe është pasqyruar dhe ka pasur jehonë kjo vizitë e bujshme duke raportuar takimet e Metës me personalitetet më të larta malazeze. Fokusi i titujve ishte te deklaratat e tij për Malin e Zi si faktor stabiliteti në rajon, si edhe për respektimin e të drejtave dhe përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në vendimmarrje në shtetin fqinj. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment