Vetëvendosje mbledhinë e fundvitit ia dedikon mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur mbrëmë anëtarësinë, simpatizantë e veçmas mërgimtarë të shumtë në numër, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë për të shënuar festën e fundvitit me moton ‘Festa e fundvitit – Mërgata në Lëvizje’, bën të ditur Kabllogrami.

Këtë vit kjo festë i është dedikuar mërgatës të cilët kishin ardhur në numër të madh në këtë mbledhi pasi që gjenden në Kosovë për të pritur festat e fundvitit me familjarët e tyre.

“Bashkatdhetarët tanë janë shtylla kryesore që mban gjallë shoqërinë ekonomikisht por edhe ruan atdhedashurinë e mbron identitetin kombëtar”, thuhet në njoftimin e LVV në facebook lidhur me këtë ngjarje. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment