Veseli kur u pyet nëse SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, tha se nuk ekziston një kërkesë e tillë, porse, sipas tij, kanë kërkuar që t’i jepet një mundësi dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu deklaroi kryeparlamentari Veseli gjatë konferencës së mbajtur sot ku foli edhe për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Serbi, dhe takimin që ai pati me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Ne jemi me Amerikën, fqinji jonë po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë por po i hapë dyert Rusisë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Kosovës. Kosova do të jetë në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe po punojmë shumë. Opozita duhet t’iu bashkëngjitet proceseve”, ka thënë mes tjerash Veseli. /©Kabllogrami/