Veseli këmbëngul që s’ka shkëmbim territoresh, derisa flet edhe për rolin e Thaçit në dialog

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli. Thotë se vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që Presidenti ka rolin e tij kushtetues.

Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.

I pari i Kuvendit i ka bёrё kёtё deklarata në një intervistë për KosovaPress me rastin e përmbylljes së vitit që lamë pas dhe ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment