Ka shkuar në dy numri i të vdekurve në Istog. Një zyrtar policor i Kosovës, ka vdekur pasi që është sulmuar nga një plaçkitës në Istog. Edhe plaçkitësi ka mbetur i vdekur, transmeton Kabllogrami.
Vrasjen e të dyve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Mё herёt policia kishte qёlluar pёr vdekje një burrë në Istog që po tentonte të plaçkiste njё bankë.
Një person në tentativë për të plaçkitur, ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë nga Policia e Kosovës, raportonte policia.
Mësohet se policët kanë qenë të detyruar të shtien në drejtim të tij, për arsye të rrezikimit të jetës së tyre, pasi i dyshuari kishte armë me vete dhe qёllonte nё drejtim tё policisё. /©Kabllogrami/