Klubi i hendbollit i femrave, Istogu, do t’i luajë të dy ndeshjet kundër Rincon Fertilidad Malaga në Spanjë. Ndeshjet e 1\8 së finales të “Challenge Cup” do të luhen më 2 dhe 3 shkurt në palestrën “Hall El Limon de Alhaurin de la Torre” në Malaga.
Në klubin Istogu thonë se kanë dalë fitues nё aspektin financiar nga marrëveshja e arritur ndërmjet dy klubeve, por sipas trajnerit Faruk Shala, kalimi tutje do të jetë më i vështirë pёr faktin se dy ndeshjet luhen si mysafirё, shkruan sot Koha Ditore.
“Ofertën e parë që na kanë bërë ne nuk e kemi pranuar, sepse ishte jashtë rregullores së EHF-së. Na janë ofruar që ne të udhëtojmë me vetëm 16 persona dhe nuk i kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet. Ne refuzuam dhe kërkuam që njëra ndeshje të luhet në Prishtinë e tjetra në Malaga. Por më pas u pranua oferta jonë. Kërkesa jonë ishte të udhëtojmë me 20 persona, 16 hendbolliste dhe katër zyrtarë dhe klubi i Malagas t’i marrë përsipër shpenzimet e akomodimit dhe të paguajë i vetëm zyrtarët e ndeshjes. Me këtë marrëveshje ne i kemi ulur shpenzimet tona, sepse 10 mijë euro vetëm akomodimi kushton”, ka thënë Shala të enjten për gazetën.
Shpresojmё se do tё vazhdojё mrekullia e vashave Istogase dhe do t’ia dalin edhe kёsaj rradhe tё na befasojnё dhe gёzojnё me njё kualifikim tutje. /©Kabllogrami/