Varroset me nderime polici Izet Demaj qё humbi jetёn nё detyrё

Ёshtё varrosur me nderime tё larta polici hero, Izet Demaj, qё humbi jetёn gjatё njё aksioni pёr tё parandaluar njё plaçkitje tё bankёs nё qytetin e Istogut. Varrimi i të ndjerit ёshtё bёrё në varrezat e dëshmorëve në Koshare pёr faktin se i ndjeri ishte edhe ushtar i luftёs çlirimtare, kurse sot për nder të policit Demaj në Kosovë është shpallur ditë zie, transmeton Kabllogrami.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë nё varrim, se polici Izet Demaj i ka dhënë Kosovës nder, jo vetëm si polic por edhe ushtar i lirisë. “Jeta e policit Demaj ndaloi fizikisht, por ideali i tij do të jetësohet”, ka thёnё Haradinaj nё ceromoninё e varrimit.

Nuk do të lejojmë asnjëherë që rendin dhe ligjin ta marrin kriminelët. Nuk guxojmë ta lejojmë. Lavdi veprës së policit hero”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Ndërsa, Rashit Qalaj, Drejtori i Policisë së Kosovës, tha nё varrim, se sot nuk është ditë e zakonshme. “Është e vështirë të gjejë fjalë një epror për policin e tij. Rënia e tij shfaq punën e Policisë që është e gatshme të përballet me sulmet që rrezikojnë sigurinë” ka thёnё Qalaj.

Gjerёsa, Valza Demaj, e bija e vogël e Izet Demajt në ceremoninë komemorative për babanë e saj ka thënë se ndihet krenare e do të rritet me dashurinë për të e me shpresën se Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshironte, pёrcjell Kabllogrami.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Saliun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ti ishe krenar që luftove krah tyre dhe ne jemi krenarë që të patëm edhe pse shkurt jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë sepse ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën se Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti, e qetë, e suksesshme dhe e sigurt” ka thёnё ajo. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment