Ushtria amerikane ka kërkuar falje për një postim në Twitter

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe se sa topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të New Yorkut”.

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë, transmeton koha.net.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se personi qё lёshoi postimin ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar me kërkimfalje. Por nuk tregoi se mos rastёsisht ka qenё postim i hakuar nga personat e tretё jashtё tyre.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike.

Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri. Tradita ka nisur qysh në vitin 1907. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment