Ushqimet bio kundër yndyrës në gjak

Problemet me kolesterolin dhe yndyrat e tjera në gjak mund të rregullohen me një dietë të shëndetshme dhe atë duke konsumuar bio ushqime nga pemët e perimet tona që zakonisht mund t’i kultivojmë në kopshtet tona.

Nutricionistët thonë se rregullimi i yndyrës dhe kolesterolit është i mundur me pesë ushqime kryesore.

  1. Mollët ulin kolesterolin e keq për deri në 38 për qind. Por për ta arritur këtë, ato duhet të konsumohen rregullisht.
  2. Arrat sigurojnë përqindjen më të lartë të kolesterolit të mirë mbrojtës.
  3. Fasulet e pasura me fibra mund të zvogëlojnë kolesterolin me gjashtë për qind në vetëm një muaj e gjysmë.
  4. Bollguri është gjithashtu i pasur me fibra dhe një armik i njohur i kolesterolit të dëmshëm.
  5. Hudhra në dozë ditore prej vetëm 5 mg arrin të eliminojë 11 për qind të kolesterolit.

Për të përmirësuar qarkullimin, mjafton të hani një hudhër gjatë ditës./kp /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment