Rasti “Medikus” shёrbeu si strumbullar pёr tё krijuar njё konspiracion tё errёt ndёrkombёtar kundёr shtetit tё Kosovёs, qё prodhoi konstruktin e “Gjykatёs Speciale nё Hagё”, nё bazё tё raportit tё Dick Martyt “pёr trafikim organesh”, qё si shkёndijё kishte fiksionet e botuara nё libёr tё Karla Del Pontes, tё cilat fiksione i kishte marrё tё gatshme nga agjenturat e Serbisё gjenocidiale. Mbase tani urologu Dervishi nuk u duhet mё nё burg, pёr faktit qё veçse ka filluar tё jetёsohet konstrukti i “Gjykatёs Speciale nё Hagё”, shkruan sot Kabllogrami
Pasi qё ditё mё parё, rasti i njohur si “Medikus” u kthye pёr rigjykim nё Gjykatёn Themelore nё Prishtinё, sot kjo Gjykatё ka marrë vendim që t’ia ndërpres masën e paraburgimit urologut, Lutfi Dervishi, i cili është i akuzuar pёr trafikim organesh në rastin e njohur si “Medicus”, raporton Kabllogrami
Bazuar në vendimin e Gjykatёs ndërprerja e paraburgimit është arsyetuar me faktin se ky rast është kthyer për të dytën herë në rigjykim dhe se rigjykimi i këtij rasti nuk do të mund të përfundojë para vitit 2019. Andaj kjo gjykatë Dervishit ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Urologu është dënuar pas rigjykimit tё parё me 7 vjet e gjysmë burgim. Mirëpo, në muajin nëntor Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, për shkak të shkeljeve procedurale. /©Kabllogrami/