Numri i të vdekurve nga uragani ‘Dorian’ që ka mbërthyer ishujt e Bahamas vazhdon të rritet. Sipas asaj që shkruan ‘The Washington Post’, në Bahamas numri i të vdekurve nga uragani që ka sjellë shkatërrim masiv ka shkuar në 20, transmeton Gazeta Online ‘Kabllogrami’.
Ndërsa sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, ky Uragan i quajtuar ‘Dorian’ ka prekur që të martën në mbrëmje edhe shtetin e Floridas në Jug-Lindje të SHBA-së me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 177 km/h.
Uragani Dorian për disa ditë me rradhë goditi Bahamas-in duke sjellë një shkatërrim masiv ashtu siç mund të shikoni edhe në foton shoqëruese. /©Kabllogrami/