Unitedi post Mourinho s’po i ndahet fitoreve

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Bournemouthit. Paul Pogba ishte kryefjala e kësaj ndeshjeje që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola e duke bërë një asistim në fitoren prej 4 me 1, transmeton Kabllogrami.

Pogba duket se është kthyer ai i vjetri, siç ishim mësuar ta shohim në fanelën e Juventusit, qysh prej se iku Jose Mourinho.

Ai shënoi dy golat e parë, kurse Rashfordi e Lukaku shënuan dy golat e tjerë. Derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ake.

Në vendin e gjashtë Unitedi ka 35 pikë, e Bournemouthi në vendin e 12 ka 26 pikë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment