Ugljanin pasi emëron subjektin e tij politik në “Vetëvendosje”, kërkon bashkimin natyral të Sanxhakut me Kosovën

Portaleve në Serbi që shumica prej tyre kontrollohen direkt nga krimineli Vuçiq, së fundi u ka dal telashe me liderin nga provinca e Sanxhakut, Sylejman Ugljanin. Kështu, portali serb me orientim naci-fashist “Alo” duke nisur gjuetinë e shtrigjave ndaj Ugljaninit, e nis një shkrim me titull “Një provokim tjetër nga Ugljanin, i cili kërkon shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut”.

Edhe portali tjetër “srbijadanas” e nis me një titull bombastik një shkrim të saj: “Sylejman Ugljanin bën thirrje për copëtimin e Serbisë…”, derisa në tekst thuhet se qëllimi është që Sanxhaku t’i bashkangjitet Kosovës dhe kështu të krijohet Shqipëria e madhe.

Po ashtu në një shkrim të mëhershëm ky portal flet për këtë temë me titull bombastik: “Amerikanët e ‘Kallin’ Sanxhakun: Përmes Sylejman Ugljaninit duan ta krijojnë një Kosovë tjetër në Serbi”.

Foto nga portalet serbe nga artikujt e cituar në këtë shkrim

Portali tjetër serb “in4s.net” e nis një shkrim me titull: “Sylejman Ugljanin do shkëputjen e Sanxhakut nga Serbia, në bazë të referendumit …”.

Partia politike e Sulejman Ugljanin pak ditë më parë njoftoi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Boshnjak me një listë “për unitetin e Boshnjakëve – Dr. Sulejman Ugljanin”, megjithatë, Ugljanin vendosi të ndryshojë emrin e listës dhe atë në “Vetëvendosje – Dr. Sulejman Ugljanin “.

Rastësisht ose jo, emrin e njejtë “Vetëvendosje” e mbart partia shqiptare e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti.

Vladimir Gjukanoviq, anëtar i Kryesisë së SNS (partisë në pushtet të presidentit aktual serb, Vuçiq), ka thënë se Ugljanin po punon shumë seriozisht dhe në mënyrë të veçantë që Sanxhakun t’ia bashkangjesë Shqipërisë së Madhe.

Foto nga portalet serbe nga artikujt e cituar në këtë shkrim

Sipas Gjukanoviq, ai (Ugljanin) është prej kohësh duke punuar një plan serioz, atë të shqiptarizimit të boshnjakëve në Sjenicë, Tutin dhe Novi Pazar.

Si duket Vladimir Gjukanoviq, po harron se pothuaj se e tërë popullata autoktone e Sanxhakut që sot ka diku rreth 300.000 banorë, janë shqiptarë etnik që i janë nënshtruar me dhunë dhe presione procesit të asimilimit duke u shndërruar në boshnjakë, derisa, nëse vërtetë Ugljanin po punon në një “plan të tillë serioz”, nuk do të duhej të quhej “proces i shqiptarizimit” siç pretendon me tendencë bashkëpartiaku i Vuçiqit, por ‘rikthimin në identitetin e vërtetë etnik e kombëtar të popullsisë së Sanxhakut, pra në rrënjët e tyre – në shqiptarë autoktonë’.

“Sigurisht, ky emër i listës së tij erdhi nga reputacioni i partisë radikale së Albin Kurtit në Kosovë, por gjithashtu si një tendencë për të thënë se Sanxhaku ka të drejtën e ndarjes dhe me këtë synon bashkimin e Sanxhakut në trungun e Shqipërisë së Madhe”, vlerëson Vladimir Gjukanoviq.

Foto nga portalet serbe nga artikujt e cituar në këtë shkrim

Ugljanin ka kërkuar nga BE-ja që kapitujt për minoritetet dhe pakicat etnike në Serbi të marrin tretman tjetër dhe kështu të kushtëzohet Serbia me anëtarësim deri në njohjen e autonomisë për provincën e Sanxhakut.

Kohë më parë, Sylejman Ugljanin që është edhe kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi kishte rikujtuar me një marsh masiv simbolik edhe 100 vjetorin e deklaratës së Sjenicës të muajit gusht 1917, për mëvetësinë e provincës së Sanxhakut. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment