Milot Rashica kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombëve më 14 tetor 2018, derisa UEFA Euro 2020 e ka zgjedhur pikërisht këtë gol si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve, përcjell Kabllogrami.
Rashica kishte dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë në barazimin prej 1 me 1 ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.
Kosova është në “play-off” të Ligës së Kombeve, ku do ta ketë përballë Maqedoninë në këtë fazë me eliminim direkt me vetëm një ndeshje, të cilën do ta luajë si mysafir në Maqedoni. /©Kabllogrami/