Turizmi në Shqipëri thyen rekorde këtë vit, 1.47 miliard euro tё ardhura

Të ardhurat nga turizmi arritën një vlerë rekord prej 683 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Ndërkohë që në nëntë muajt e këtij viti, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.47 miliard euro, me rritje 12% krahasuar me vitin e kaluar, njofton atsh, pёrcjell Kabllogrami

Gjatë këtij viti, Shqipëria njohu një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve të huaj nga vendet e rajonit, Evropës e deri nga kontinenti aziatik.

Ndërsa e gjithë Shqipëria, nga Valbona e Thethi në veri të vendit, Vlora e Saranda jugore, u shndërruan në destinacionet më të kërkuara turistike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tiranën, ku fluksi i vizitorëve shtohet me ritme të përshpejtuara e grupet e turistëve ndjekin njëri-tjetrin, ndërkohë që ka filluar ndërtimi i bujtinave të reja agroturistike, një tjetër risi që i ka dhënë jetë zhvillimit të turizmit rural anë e mbanë vendit.

Ekspertët shprehen se, kontributi i bumit turistik i adresohet investimeve strategjike në infrastrukturën rrugore dhe rivitalizimin e qendrave urbane por mbi të gjitha qendrave historike, kulturore e trashëgimisë kulturore shqiptare që nxisin në çdo kohë kureshtje për misterin që mbartin./atsh/©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment