‘Trumpi mund ta vizitojë Serbinë nёse arrihet njëfarë marrëveshje për stabilitetin rajonal’

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve tanjug ka lënë mundësinë që presidenti amerikan Donald Trump ose sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ta vizitojnë Serbinë pasi të arrihet “njëfarë marrëveshjeje për stabilitetin rajonal”.

Ai nuk ka treguar se për ç’marrëveshje bëhet fjalë por aludimi është i qartë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë marrë para sysh letrën që presidenti Trump u dërgoi dy vendeve me porosinë se ka ardhur koha për marrëveshje ndërmjet tyre, transmeton Koha.net.

“E kam ftuar Pompeon (Mike, sekretar amerikan i Shtetit) të vijë Serbi. E kemi ftuar edhe Trumpin ta vizitojë Serbinë, por mendoj se vizita do të bëhet pasi të arrihet njëfarë marrëveshjeje për stabilitetin rajonal”, ka thënë Daçiq duke mos treguar në është fjala për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Ai ka folur për vizitën e ardhshme të presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi të cilën e vlerëson shumë të rëndësishme .

“Vetë vizita është mesazh i mirë, sepse ka zëra të ndryshëm se Rusia nuk e përkrah atë që bën dhe propozon Serbia për Kosovën”, ka thënë Daçiq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Sipas Daçiqit, këta zëra janë marri. Vladimir Putin do të qëndrojë për vizitë në Beograd më 17 janar. Sipas tij është me rëndësi që një vend i madh si Rusia ta përkrahë Serbinë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment