Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar letër nga presidenti amerikan Donald Trump, të ngjashme me atë që sot e ka publikuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net, transmeton Kabllogrami
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i presidentit serb.
Lajmin e publikoi Politico.eu duke theksuar se në Trumpi në letër shkruan për mundësinë që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes.
“Vuçiq ka pranuar letër të ngjashme nga Trumpi” citohet të ketë thënë këshilltari i Vuçiqit për media.
“Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike’, thuhet në letrën e Trumpit për Thaçin. /©Kabllogrami/